MOZZIK FESTON 24 VJETORIN E LINDJES/ Urimin që i bëri Loredana nuk e prisnim (FOTO) – AlpeGossip
MOZZIK FESTON 24 VJETORIN E LINDJES/ Urimin që i bëri Loredana nuk e prisnim (FOTO)

MOZZIK FESTON 24 VJETORIN E LINDJES/ Urimin që i bëri Loredana nuk e prisnim (FOTO)

Reperi i suksesshëm, Mozzik feston sot 24-vjetorin e lindjes dhe në këtë ditë të veçantë ai e uroi i pari veten duke falenderuar Zotin për të gjithë të mirat që ka në jetë.

Por urimin më special Mozzik e ka marrë nga Loredana dhe e bija, Hana. Teksa të gjithë prisnim një urim nga reperja, ajo vendosi ta surprizojë me një postim nga profili i Instagramit të së bijës.

“Gëzuar ditëlindjen babi, të dua Hana”, shkruhet në postimin e bërë nga Loredana e cila menaxhon këtë profil të vogëlushes së tyre.

Mozzik dhe Loredana së fundmi janë përfolur për ndarje, por ky postim duket se hedh poshtë thashethemet.