“MUNGESË TË PROVAVE”/ Amber Heard përgatitet për të apeluar vendimin e gjyqit ndaj Johnny Depp – AlpeGossip
“MUNGESË TË PROVAVE”/ Amber Heard përgatitet për të apeluar vendimin e gjyqit ndaj Johnny Depp

“MUNGESË TË PROVAVE”/ Amber Heard përgatitet për të apeluar vendimin e gjyqit ndaj Johnny Depp

Edhe pse kaloi një kalvar sfidash në një gjyq gjashtë javor, që i dha të drejtë Johnny Depp-it si dhe një dëmshpërblim prej më shumë se 10 milionë dollarësh, Amber Heard nuk dorëzohet ka sfiduar sërish, depozitoi të martën, më 11 tetor, një ankesë për të apeluar dënimin që i ishte dhënë në gjyqin ndaj ish-bashkëshortit të saj, katër muaj pasi një juri i dha Depp 10.3 milionë dollarë apo (10.5 milionë euro) dëmshpërblim.

Heard është gati të apelojë vendimin së bashku me avokatët e saj, David L. Axelrod dhe Jay Ward Brown nga firma ligjore, Ballard Spahr. Sipas dokumenteve të siguruara nga Vanity Fair, 16 pikat përfshijnë mungesën e ‘provave të qarta dhe bindëse’ si dhe faktin që gjykata rrëzoi kërkesën e jurisë për dëmshpërblimin, pasi përcaktoi se të dy Heard dhe Depp kishin shpifur njëri-tjetrin, diçka “në thelb dhe në mënyrë të papajtueshme”.

Secila nga 16 pikat në ankesë, e cila thotë, “Gjykata gaboi duke lejuar Depp të argumentonte, sugjeronte në sallën e gjyqit që juria mund të jepte dëmshpërblim bazuar në deklaratat ose sjelljen që paraprijnë publikimin e shkrimit të kundërshtuar”.

Sipas dëshmitarëve, Amber ka shkuar me pushime në Majorka,por qetësia që ka gjetur aty e ka bërë që të qëndrojë më shumë se sa pritej dhe të ndryshojë vendbanimin. Kështu, ish-i i Johnny Depp është parë gjatë gjithë kohës pranë partneres së saj, Bianca Butti dhe vajzës së saj të vogël, Oonagh Paige Heard. Disa raporte tregojnë se Amber është regjistruar me një emër tjetër, Martha Jane Cannary, referuar një personazhi historik amerikan i njohur për luftën kundër indianëve amerikanë.