NDAHET NGA JETA REPERI I NJOHUR/ U vra nga policia në një incident të mbushur plot mister – AlpeGossip
NDAHET NGA JETA REPERI I NJOHUR/ U vra nga policia në një incident të mbushur plot mister

NDAHET NGA JETA REPERI I NJOHUR/ U vra nga policia në një incident të mbushur plot mister

jë reper ngai Kalifornia u qëllua për vdekje nga gjashtë policë në Taco Bell gjatë fundjavës, ndërsa ishte ulur brenda makinës së tij, ku thuhej se ishte duke fjetur.

Willie McCoy, reperi i njohur si Willie Bo me grupin FBG, kishte parkuar Mercedesin e tij të argjendtë në pranë një restoranti rreth orës 10:36 të së shtunës.

Një nga punonjësit e restoranteve i bëri thirrje policisë dhe raportoi, se një burrë duket se u rrëzua pranë lokalit të tyre, bëhet e ditur në një deklarate për shtyp nga Departamenti i Policisë Vallejo.

Pas mbërritjes në Taco Bell në 974 Admiral Callaghan Lane, dy oficerë iu afruan automjetit dhe vërejtën se shoferi nuk reagonte dhe kishte një pistoletë në prehrin e tij. Në atë moment oficerët nuk u përpoqën ta zgjonin shoferin dhe të prisnin oficerët shtesë, që të vinin në vendin e ngjarjes.

Kushëriri i McCoy, David Harrison, ndau një video në Facebook pas vrasjes.

“Ju nuk mund të na mbytni vetëm në rrugë si ky rast,” tha Harrison. “Kushëriri im ishte në gjumë, në makinë dhe ata e qëlluan atë … 20 … herë”.

Fotot e automjetit të McCoy-së tregojnë së paku 16 vrima plumbash në xhamin e tij.

Policia nuk ka identifikuar gjashtë oficerët e përfshirë në këtë incident me të shtëna. Zyrtarët e përfshirë janë vendosur në leje administrimi.