“NDONJËHERË DUA…”/ Sarah thotë fjalët më të bukura për PM: Është njeriu më i mirë në botë – AlpeGossip
“NDONJËHERË DUA…”/ Sarah thotë fjalët më të bukura për PM: Është njeriu më i mirë në botë

“NDONJËHERË DUA…”/ Sarah thotë fjalët më të bukura për PM: Është njeriu më i mirë në botë

Ajo është një nga blogeret më të njohura dhe të dashura për publikun shqiptar. Është fjala për Sarah Berishën, e cila di të guxojë me stilin dhe gjithnjë sjell trende sa i përket veshjeve.

Ish-banorja e “Big Brother VIP1” është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale. Së fundmi, ajo ka bërë një bashkëbisedim me fansat në “Instagram”, ku pyetjet kanë qenë të shumta dhe të ndryshme.

Një ndjekës i ka kërkuar blogeres së njohur që të thotë ‘2 fjalë për PM” dhe ajo përgjigjet se ka ‘shumë fjalë për të’.

“Kam shumë fjalë për të thënë për PM. Për mua është njeriu më i mirë në botë. (edhe pse shumë herë dua t’a vras)”, është përgjigjur Sarah në “Instastory”.

Kujtojmë se Sarah dhe Dj PM janë njohur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, aty ku nisën dhe romancën e dashurisë. Ata janë ende bashkë dhe nga postimet në rrjetet sociale duken shumë të lumtur dhe të dashuruar me njëri-tjetrin.