Nga aktorë në politikanë, këta janë të famshmit shqiptarë që pranuan se kanë vuajtur nga ankthi dhe depresioni (FOTO) – AlpeGossip
Nga aktorë në politikanë, këta janë të famshmit shqiptarë që pranuan se kanë vuajtur nga ankthi dhe depresioni (FOTO)

Nga aktorë në politikanë, këta janë të famshmit shqiptarë që pranuan se kanë vuajtur nga ankthi dhe depresioni (FOTO)

Ankthi dhe depresioni janë dy probleme të shëndetit mendor që sa vjen edhe po shënojnë një rritje edhe në vendin tonë. Çrregullimet e ankthit zënë vendin e parë të shqetësimeve sipas mjekëve dhe shkaktarët janë të shumtë. Rasti më i keq është kur këto probleme çojnë në depresion të thellë dhe për rrjedhojë njerëzit e dorëzojnë veten në substanca të tilla si alkooli dhe ato narkotike.

Në botën e figurave të njohura televizive ka mjaft raste kur të famshmit kanë treguar se kanë vuajtur nga ankthi dhe depresioni. I fundit që foli hapur dhe pa doreza ishte aktori Albano Bogdo, i cili tha se ankthi e shtyu drejt alkoolit dhe jetës së shfrenuar dhe kjo çoi në ndarjen e tij nga e fejuara. Megjithatë, aktori i “Apartamentit 2XL”, nuk është i vetmi që e ka pranuar se ka vuajtur nga probleme të shëndetit mendor. Më poshtë keni disa nga personazhet e njohur shqiptarë që e kanë pranuar se kanë vuajtur/ose vuajnë nga ankthi apo depresioni:

Ilir Meta
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka rrëfyer se ka kaluar në depresion kur i është dashur të lërë pasionin e tij më të madh, peshëngritjen.

“Mendoja se do të bëhesha kampion bote dhe gati kam kaluar në depresion kur jam detyruar që të lë peshëngritjen. E lashë për një arsye që nuk dua ta bëj publike. Nuk dua ta përmend, një bisedë ne Muarrem Berishën, që të bëhesha me shkollë, apo kampion. Dhe u detyrova ta lë peshëngritjen”.

 

Anduena Llabani
Gazetarja e njohur, Anduena Llabani ka rrëfyer problemet me ankthin që ka pasur për shkak të profesionit. E ftuar në emisionin “Rudina”, ajo tregoi se një prej momenteve më të vështira ka qenë ngjarja e 9 janarit ku u mbytën rreth 21 persona. Kjo tragjedi e ka bërë gazetaren të kalojë një periudhë të vështirë, ku sipas saj për rreth 3 muaj nuk flinte dhe kishte humbur shumë në peshë.

“Ka qenë një moment i vështirë në jetën time që pati pasoja edhe në shëndetin tim, kam kaluar një depresion të vogël, ka qenë ngjarja e 9 janarit ku u mbytën 21 persona. Aty nuk ndodhi gjë, por një vit më pas kur bëra një dokumentar për të pathënat e 9 janarit pata një rikthim të të gjithë ngjarjes. 3 muaj kam patur një gjendje depresioni, por e kam kaluar”, tha Llabani.

Lori Hoxha
Fotot e bukura veshjet e shtrenjta janë vetëm fasada. Megjithatë, përtej Instagramit, askush nuk është në dijeni të vështirësive që kanë personazhet e njohur. Lori Hoxha, vendosi të ndajë dy ditë më parë një fakt jo pak të rëndësishëm me ndjekësit në Snapchat.

“Një fakt i vogël: ankthi nuk më lë të fle”, shkruajti ajo teksa postuar një selfie në ashensor të realizuar në orët e vona të natës.

Fashionista zbuloi se ka probleme me gjumin që i shkaktohen nga ankthi. Shpresojmë mos të jetë diçka serioze për Lorin edhe pse e dimë që shpesh herë ka pasoja shumë të këqija.

 

Albano Bogdo
Në një rrëfim të sinqertë për emisionin “Rreze Dielli”, aktori i humorit Albano Bogdo ka rrëfyer luftën e tij me ankthin dhe depresionin, që e çuan te pija. Ai ka luftuar shumë për të qenë ky që është sot, pasi ka pasur probleme, shkak për të cilat është bërë ankthi. Ai madje rrëfeu se si pasojë e kësaj jete që bënte, u nda dhe nga e fejuara.

“Për rreth tre vjet e gjysmë jam kuruar dhe vazhdoj të kurohem sepse më zë paniku dhe ankthi. Unë, që t’i bija shkurt, zgjodha pijen dhe jetën e shfrenuar. Pija 2 shishe alkool në ditë dhe kjo zgjati për afro një vit e gjysmë-dy vjet. Tani më duket sikur më zënë mallkimet e 300-400 njerëzve që kam lënduar”, është shprehur aktori i humorit, i cili deklaroi më tej se prej këtij problemi ai ishte ndarë dhe nga e fejuara.

 

Rita Ora
Ishte viti 2016, kur Rita ora, në një intervistë pranoi se vuante nga ankthi dhe se i gjithë shqetësimi i ishte përforcuar gjatë viteve.

“Vuaj nga ankthi dhe kam frikë të pranoj që kam qenë në terapi. Edhe kohët e fundit flas me një specialist një herë në javë”, ka deklaruar këngëtarja.

Siç shkruan “Mirror”, krizat e ankthit i kanë lindur këngëtares që në fëmijëri, nga frika që kishte prej vdekjes.

Burimi: Iconstyle.al