NGA PLANET PËR FËMIJË DHE DERI TEK PENDESA…/ Adelina Tahiri i tregon të gjitha (FOTOT) – AlpeGossip
NGA PLANET PËR FËMIJË DHE DERI TEK PENDESA…/ Adelina Tahiri i tregon të gjitha (FOTOT)

NGA PLANET PËR FËMIJË DHE DERI TEK PENDESA…/ Adelina Tahiri i tregon të gjitha (FOTOT)

Pasditen e sotme, këngëtarja Adelina Tahiri realizoi një intervistë nëpërmjet një videoje live me “Revistën Story”, ku rrëfeu shumë për publikun lidhur me jetën e saj personale dhe planet për të ardhmen.

Këngëtarja tregoi se tashmë bën 6 vjet që nga dita kur ka njohur për herë të parë partnerin e saj, Serjoza Markov dhe kanë nisur romancën e tyre.

Adelina tregoi se vazhdon të jetë kokë e këmbë e dashuruar me bashkëshortin dhe është shumë e lumtur me jetën e saj aktuale.

Ajo tregoi se Markov i bën shpesh dhurata, çmimi i të cilave s’ka rëndësi për të. Adelina pohoi se është gjesti i tij që e bën të lumtur, pasi ndjen se ai e kujton gjithmonë dhe përpiqet ta bëjë të buzëqeshë.

Mes këngëtares dhe avokatit nuk ka aspak xhelozi dhe për Adelinën, besimi është çelësi i një marrëdhënieje të gjatë e të shëndetshme.

Pas vogëlushit Jon, këngëtarja sigurisht që ka menduar të bëjë edhe të tjerë fëmijë.

View this post on Instagram

❤️😘

A post shared by Adelina TahiriMarkov (@adelina_tahiri1) on

 

Ajo rrëfeu se dëshiron një vajzë, mirëpo po stepet nga “frika” se fëmija i dytë do të jetë sërish djalë, ndaj shtatzënia e dytë po vonon.

Gjatë intervistës live, këngëtarja tregoi se jetojnë në një apartament luksoz, mirëpo çifti ka në plan të marrë një shtëpi të re me hapësirë akoma më të bollshme .

Kjo për arsye të zgjerimit të familjes së tyre, që herët apo vonë do të ndodhë.

Këngëtarja u “ngacmua” lidhur me ndërhyrjet në fytyrë dhe u shpreh 100% pro tyre. Adelina tregoi se çdokush ka të drejtë të ndihet mirë me veten e tij, ndaj mund të ndryshojë gjithçka që e pengon të ketë vetëbesim.

Ajo pranoi se ka bërë buzët dhe së fundmi ka rregulluar edhe dhëmbët e saj, duke bërë “Hollywood smile” që e kanë thuajse të gjithë personazhet VIP nëpër botë.

Gjatë rrëfimit të saj, Tahiri rrëfeu se po punon për projekte të reja, të cilat u vonuan për shkak të pandemisë Covid-19.

Gjithashtu, ajo shoi kuriozitetin e fansave për projektin personal për të cilin është penduar dhe i vjen “të plasë” kur e dogjon përsëri. Fjala është për këngën e saj të vjetër “Whisky”.

Mirëpo, këngëtarja nuk rrëfeu ç’kujtime negative e lidhin me këtë projekt.

Dy muaj më parë, Adelina festoi ditëlindjen në karantinë, në një festë private në shtëpi. (Lexo këtu)

Gjithçka ishte tepër luksoze dhe e mirëorganizuar, që ajo ta kujtojë gjatë 28-vjetorin e saj të pazakontë në izolim.