U PËRPOQËN TË FSHIHESHIN/ Kylie dhe Travis Scott shijojnë natën bashkë mes dyshimeve se po rilidhen (FOTOT) – AlpeGossip
U PËRPOQËN TË FSHIHESHIN/ Kylie dhe Travis Scott shijojnë natën bashkë mes dyshimeve se po rilidhen (FOTOT)

U PËRPOQËN TË FSHIHESHIN/ Kylie dhe Travis Scott shijojnë natën bashkë mes dyshimeve se po rilidhen (FOTOT)

Gjatë periudhës së izolimit për shkak të pandemisë së koronavirusit, Kylie Jenner dhe Travis Scott u karantinuan në shtëpi së bashku me vajzën e tyre Stormi dhe duket se gjërat për dyshen kanë shkuar mjaft mirë, ndonëse ata nuk janë më një çift.

Megjithatë, Jenner dhe Scott duket se po e rimendojnë një gjë të tillë duke qenë se ndonëse karantinimi përfundoi, ata zgjodhën ta kalonin së bashku mbrëmjen e së shtunës, duke ngrënë darkë në Los Angeles.

Pasi kanë dalë nga restoranti, ata janë përpjekur të fshiheshin për të mos u pikasur nga aparatët e fotografëve, por nuk ia kanë dalë dot. Duke mbuluar fytyrën me duar, Kylie është futur në makinën e saj dhe Travis në të tijën, por vetëm pak sekonda më vonë, reperi është futur në makinën e Kylie-t, për t’u larguar së bashku.

Kjo dalje e dyshes vjen në një kohë kur zërat pranë tyre, konfirmojnë se ata po mendojnë t’i japin dhe një shanc të dytë marrëdhënies së tyre, duke qenë se kohët e fundit janë ndier mirë pranë njëri-tjetrit e për më tepër, kanë një fëmijë së bashku.

Sipas miqve të çiftit, të qëndruarit së bashku në shtëpi gjatë këtyre javëve dhe të bërit e gjërave të thjeshta si gatimi apo argëtimi me vogëlushen e tyre, ka ndikuar shumë mirë në marrëdhënien e 22-vjeçares me reperin e famshëm.

Në të njëjtën kohë, të gjithë pranë tyre po shpresojnë që ata të rilidhen së bashku.

Dyshja thuhet se i dha fund marrëdhënies 2-vjeçare për shkak të prioriteteve të ndryshme. Teksa Travis ishte i fokusuar tek muzika e tij dhe koncertet, Kylie dëshironte një jetë disi më familjare dhe kjo çi në fundin e lidhjes, që duket se mund të ndryshojë së shpejti.