Një femër si Jona Spahiu? Ja si ”tallet” i dashuri me veprimin e moderatores (FOTO) – AlpeGossip
Një femër si Jona Spahiu? Ja si ”tallet” i dashuri me veprimin e moderatores (FOTO)

Një femër si Jona Spahiu? Ja si ”tallet” i dashuri me veprimin e moderatores (FOTO)

Jona Spahiu është një ndër moderatoret më të dashura dhe më simpatike për publikun, padyshim kjo gjë shpesh herë e ka vendosur në qendër të thashethemeve nga mediat rozë.

Së fundmi moderatorja duket se ka vendosur të udhëtojë larg Shqipërisë, me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, moderatorja na ka treguar se ndodhet në një vend me diell, det dhe me të dashurin në krah.

Prej kohësh bukuroshja e ekranit është në një marrëdhënie me biznesmenin e quajtur Frenkli.

Ata postojnë shpesh foto së bashku, dhe së fundmi nuk kanë harruar të përshëndesin fansat prej vendit ku po pushojnë. Por i dashuri i saj ka marrë të njëjtat poza si Jona, duke dashur të “tallet” me mënyrën si del në foto e dashura e tij. Sigurisht që çdo gjë mbetet në kontekstin e shakasë. Ndërkohë, krah fotos moderatorja shkruan: Frenklo si bën Jona kur del në foto?