Elita Rudi është një ndër prezantueset më simpatike dhe të dashura të ekranit shqiptar. Ajo bëhet shpesh pjesë e lajmeve rozë duke qenë se jeta e saj private përbën një interes të madh për publikun, sidomos lidhja e saj me reperin e njohur Gjiko.
Dita e sotme është një ditë mjaft e veçantë për prezantuesen duke qenë se që të dy prindërit e saj festojnë ditëlindjen. Sigurisht nuk mund të mungonte dhe një urim nga ana e saj.
Ajo ka postuar një foto ku prezanton prindërit e saj me ndjekësit dhe në përshkrim të fotos shkruan:“Urime ditëlindjen nani dhe babi, ju dua shumë”, shkruan Elita .
Moderatorja ka marr shumë urime për ditëlindjen e prindërve dhe të gjithë kanë vënë në dukje se ata janë një çift shumë simpatik dhe duken shumë të rinj në moshë.