NUK E PRISNIM/ Bes Kallaku, Erioni dhe KIMIKATI kanë diçka për t’i thënë ”Portokallisë” pas largimit – AlpeGossip
NUK E PRISNIM/ Bes Kallaku, Erioni dhe KIMIKATI kanë diçka për t’i thënë ”Portokallisë” pas largimit

NUK E PRISNIM/ Bes Kallaku, Erioni dhe KIMIKATI kanë diçka për t’i thënë ”Portokallisë” pas largimit

Bes Kallaku, Erion Isai dhe Olsi Bylyku kanë nisur aventurën e tyre të re në rubrikën “BE Coffee” pas largimit nga Portokallia. Por si është marrëdhënia me spektaklin e humorit që i bëri shumë të njohur për publikun shqiptar?

Gjatë episodit të sotëm në “BE Coffee” krahas batutave të shumta nga tre protagonistët, ata kanë përmendur edhe spektaklin e humorit “Portokalli” prej nga morën dhe famën. Djemtë po vinin në dukje se në Top Channel të gjithë emrat e emisioneve ishin në gjuhën angleze, përveç një programi “Portokallisë”. Pas kësaj Besi është shprehur se i përshëndeste djemtë duke treguar edhe njëherë se mes aktorëve të larguar dhe stafit aktual të “Portokalli” nuk ka hatërmbetje.