Jemi mësuar që Stresin ta shohim gjithmonë si djalin gangster të lagjes, që nuk i bëhët vonë për asgjë. Ai ka treguar me tekstet e tij gjithmonë se është një “bad boy”, por duket se ka ardhur moment qe reperi të ndryshojë pllakë.
Si kurrë më parë ai ka prezantuar sot në “Kënga Magjike” një këngë të ndjerë kushtuar nënës “Të dua mam”, që ai thotë se për të është pika e dobët.
“E shtrenjta ime, puthjet e tua më kanë bërë artist… Është djali jot… A e din se jeta fillon duke u zgjuar e dashuruar me fytyrënë e nënës. Çdo dashuri lind dhe përfundon aty… Mos e harro kurrë fytyrën e nënës. Është personi i vetëm në këtë botë që të akoma pa të parë, është dora që tund djepin, krejt botën në dorë e ka…” – shkruan një pjesë e tekstit që Stresi ka publikuar në Instagram.