Nuk ishte e pranishme në dasmën e saj, por këngëtarja shqiptare i ka dy fjalë në ditëlindjen e Xhensilës (FOTO) – AlpeGossip
Nuk ishte e pranishme në dasmën e saj, por këngëtarja shqiptare i ka dy fjalë në ditëlindjen e Xhensilës (FOTO)

Nuk ishte e pranishme në dasmën e saj, por këngëtarja shqiptare i ka dy fjalë në ditëlindjen e Xhensilës (FOTO)

Siç dhe e keni marrë vesh kryesisht nga rrjetet sociale dhe portalet sot, Xhensila Myrtezaj ka ditëlindjen. Bukuroshja e feston ditëlindjen e kësaj këtë vit në mënyrën më të bukur të mundshme duke qenë se aktualisht është edhe në pritje të ëmbël të një vogëlusheje. Megjithatë, përpos njerzve të saj të shtrenjtë dhe fansave të saj më të mirë të cilët ia kanë zbukuruar ditën, s’mund të mungonte dhe një urim nga kolegia e saj, Kida me të cilën korri mjaft sukses në hitin “Uh, baby”.

Kujtojmë se marrëdhënia e Kidës dhe Xhensilës u vendos në pikëpyetje pikërisht kur kjo e fundit i dha fund beqarisë duke bërë një dasmë të madhe me Bes Kallakun. Asokohe u fol se miqësia e Kidës dhe Xhensilës ishte prishur ndaj dhe Kida nuk ishte e pranishme në dasmë por ishte vetë këngëtarja nga Kosova e cila sqaroi se ishte thjesht pamundësi nga angazhimet e saj.

Fakti që urimi i Kidës erdhi publik për ditëlindjen e Xhensilës sot dhe me fjalët më të ëmbla tregon se ato të dyja vazhdojnë të jenë mike të mira ndonëse prej muajsh tashmë pas projektit të tyre të përbashkët në muzikë.