NUK JU SHKONTE MENDJA/ Ja çfarë i lidh Oriola Marashin dhe Alketa Vejsiu (FOTO) – AlpeGossip
NUK JU SHKONTE MENDJA/ Ja çfarë i lidh Oriola Marashin dhe Alketa Vejsiu (FOTO)

NUK JU SHKONTE MENDJA/ Ja çfarë i lidh Oriola Marashin dhe Alketa Vejsiu (FOTO)

Ditën e djeshme, moderatorja shumë e njohur dhe e dashur për publikun, Alketa Vejsiu, ndau me ndjekësit disa foto nga pushimet e saj, teksa shijonte vendin bregdetar.

Mirëpo, ndër komentet e shumta, Alketës i ra në sy komenti i një vajze, e cila e akuzonte moderatoren për fotoshop.

“S’e kuptoj pse e zgjat veten me photoshop kot, sepse të kam parë dhe live dhe s’je ndonjë 2-metroshe… as e shkurtër nuk je por që dhe kaq sa i bën fotot jo e jo.”- i shkruan ndjekësja të cilës Alketa ja ka kthyer

“Do t’i shkurtoj herës tjetër! Do dal pa këmbë fare në foto. Në jetë s’kam ç’ti bëj, i kam 172 cm nga natyra, dhe 182 me taka.”- shkruan moderatorja.

Në të njëjtën foto, modelja Oriola Marashi ka treguar se të dyja i bashkon i njëjti hall, pasi fansat i akuzojnë për fotoshop për shkak të këmbëve të gjata.

“Të njëjtin hall kemi ne vajzat me shalët e gjata.”- shkruan Oriola, duke i dalë në mbrojtje Alketës.