“NUK MUNDESH T’IA NDALËSH FRYMËN NJERIUT”/ Antonela ngacmon PM për Sarah – AlpeGossip
“NUK MUNDESH T’IA NDALËSH FRYMËN NJERIUT”/ Antonela ngacmon PM për Sarah

“NUK MUNDESH T’IA NDALËSH FRYMËN NJERIUT”/ Antonela ngacmon PM për Sarah

Mbrëmjen e djeshme, banorët janë surprizuar kur kanë marrë ftesën për një ditëlindje. Një nga restorantet më të mira në Tiranë festoi 1-vjetorin. E duket se këtë ditë të veçantë për ta, nuk dëshironin që ta kalonin pa banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Gjatë kësaj mbrëmje nuk kanë munguar as bisedat e shumta, ku Antonela nuk ka qëndruar dot pa ngacmuar banorët. Gjatë një bisede, ish-konkurrentja e “Për’puthen” u shpreh se Sarah ka qenë shumë e lumtur për njohjen me PM, por mbrëmjen e djeshme kjo gjë nuk u duk aspak kështu.

“Nuk mundesh t’ia ndalësh frymën njeriut”/ Antonela

“Ti u dukshe sikur kishe shumë pëlqim për PM, shumë e emocionuar për njohjen ndërkohë këtu po ju shoh pak më të ftohtë”, iu drejtua Antonela atyre, e cila përgjigjen e mori nga Pajtimi.

Ky i fundit i tha se nuk i sheh të ftohtë, por nuk mundet me ia ndalë frymën njeriut.

“Jo nuk na sheh të ftohtë por nuk mundesh t’ia ndalësh frymën njeriut. Unë edhe jashtë kamerave jam i njëjti,nuk jam shumë romantik,kam qejf ti lej hapësirë tjetrit”, tha PM.