ORË “ROLEX” DHE PUSHIME ME HELIKOPTER PRIVAT/ Ilda tregon ku i gjen lekët – AlpeGossip
ORË “ROLEX” DHE PUSHIME ME HELIKOPTER PRIVAT/ Ilda tregon ku i gjen lekët

ORË “ROLEX” DHE PUSHIME ME HELIKOPTER PRIVAT/ Ilda tregon ku i gjen lekët

Ilda Bejleri është një ndër moderatoret më të komentuara në mediat rozë. Jeta e saj private udhëtimet e shumta dhe fotot e ndryshme në Instagram gjithmonë marrin vëmendjen e fansave.

Ditën e djeshme moderatorja e njohur i është përgjigjur pyetjeve të fansave në Instastory dhe njëri prej tyre e ka pyetur për jetën luksoze që bën.

“Si arrin të blesh rolex me rrogë gazetarie?”, e ka pyetur fansi Ildën e cila nuk ka ngurruar të jap një përgjigje për këtë pjesë.

“Sqarim: fakti që jam gazetare dhe padyshim paguhem shumë mirë, nuk do të thotë që nuk kam të ardhura familjare, për më tepër që gjyshja ime vjen nga një familje e vjetër “tironce” shumë e njohur e me tradita. Ps. Hera e parë që shpjegoj kaq shumë,”, ka përfunduar moderatorja e Digitalb.

Ndërkohë së fundi moderatorja ka publikuar disa video në Instastory ku tregon se ka nisur pushimet luksoze në ishullin e njohur Mykonos. Ajo shihet në një helikopter privat teksa udhëton drejt ishullit grekë.