PA MBUSHUR ENDE 1 VJEÇ/ Meghan dhe Harry po planifikojnë të udhëtojnë me Archie-n në një vend aspak të sigurt – AlpeGossip
PA MBUSHUR ENDE 1 VJEÇ/ Meghan dhe Harry po planifikojnë të udhëtojnë me Archie-n në një vend aspak të sigurt

PA MBUSHUR ENDE 1 VJEÇ/ Meghan dhe Harry po planifikojnë të udhëtojnë me Archie-n në një vend aspak të sigurt

Që kur kanë nisur romancën e tyre, Princ Harry dalëngadalë i ka “injektuar” edhe dukeshës Meghan Markle dashurinë që ka për Afrikën.

Siç edhe ju mund ta keni dëgjuar, Harry shpeshherë viziton vende të ndryshme të Afrikës, aty ku merret edhe me bamirësi.

Së fundmi “Daily Mail” ka raportuar se Meghan dhe Harry kanë plane të afërta për të udhëtuar me vogëlushin e tyre Archie Harrison Mountbatten-Windsor, në vendin e shumëpërfolur si aspak i sigurt…Afrikën e Jugut.

Rikujtojmë se bebushi ka lindur në fillim të këtij muaji dhe duket se ende pa mbushur 1 vjeç ai do vizitojë Afrikën.

Megjithatë thuhet se ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga dukesha dhe Princi, por gjasat janë të shumta që udhëtimi të bëhet.

Gjithsesi mbetet për t’u parë…