Arjola Demiri eshtë një ndër aktoret më të dashura për publikun shqiptar. Ajo është protagoniste në filmin ‘I love Tropoja’ nga Ermal Mamaqi.
Arjola është mjaft aktive në rrjete sociale ku vazhdimisht ndan me ndjekësit e saj foto dhe video të ndryshme të cilat marrin dhe vëmendjen e merituar. Aktorja kujdeset shumë për pamjen e saj dhe gjithmonë e kemi parë me dukje perfekte.
Ditën e sotme, Arjola ka vendosur të nisë mëngjesin duke ndarë një fotografi të rrallë në profilin e saj të Instagramit, ku shfaqet krejtësisht pa make up. Në sy bie bukuria e saj natyrale, të cilën ndjekësit nuk kanë hezituar ta komplimentojnë.