PALLTOT E GJATA/ Tendenca e këtij dimri sipas stilistëve - AlpeGossip
PALLTOT E GJATA/  Tendenca e këtij dimri sipas stilistëve

PALLTOT E GJATA/ Tendenca e këtij dimri sipas stilistëve

Ideale për tu mbrojtur nga stina e ftohtë, palltot e gjata janë propozimi i stilistëve Vjeshtë- Dimër 2018. Ata sugjerojnë prerje që arrijnë deri tek byci i këmbës.

Duket se këtë vit pasarelat janë frymëzuar nga përditshmëria, ose i njohur ndryshe si Street Style, me modele të rehatshme, por njëkohësisht edhe ipemnjative, në versionin sport, por edhe elegant.

Sa u përket ngjyrave, vështirë të largohemi nga klasikja, e zezë, gri apo e bardhë. Por sugjerohen ngjyra më të gëzueshme, qofshin pallto njëngjyrëshe, apo edhe shumëngjyrëshe, por në tonalitete soft, jo të forta, si jeshilja e pyllit apo bezhe.

Në modë këtë vit janë edhe pallto me material leshi apo të trikotuar, të cilat janë të përshtatshme për ditën, dhe që mund të vishen me shumë stil.