Shpesh herë artistët nuk gjykohen vetëm për produktet e tyre muzikore, por edhe për paraqitjen fizike.
Rasti i fundit ishte ai i këngëtares së njohur, Ronela Hajati, e cila u “kryqëzua” për disa kilogramë që kishte shtuar.
Por ky nuk është një fenomen i panjohur.
E ftuar në Thumb, këngëtarja e njohur, Fifi ka treguar se si kolegë të saj kanq refuzuar të bashkëpunojnë për të për shkak të peshës trupore.
“U jam mirënjohëse Bledit dhe Fjollës sepse më kanë njohur në nje kohë kur njerëzit e kësaj industrie ma kanë bërë, mirë, mirë, po hajde kur t’i heqësh nja 15 kile”, – ka treguar Fifi.
“Nuk duhet të jemi ashtu siç njerëzit duan të na shohin, kur ne e kemi 90% të popullësisë që hanë pite dhe fli e bukë e fasule. E ne nuk hamë gjithë ditën krudo me lugë e pirun”, – ka shtuar më tej.
Më pas, ajo ka dhënë edhe një mesazh: “Kurrë mos u nisni nga kopertina sepse brenda është mesazhi!”.