Pas 13 vitesh/ Arian Cani bën ndryshimin "e çuditshëm" në emision (FOTO) - AlpeGossip
Pas 13 vitesh/ Arian Cani bën ndryshimin “e çuditshëm” në emision (FOTO)

Pas 13 vitesh/ Arian Cani bën ndryshimin “e çuditshëm” në emision (FOTO)

Emisioni ‘Zonë e lirë’ prej vitesh ka qenë një ndër më të ndjekurit nga publiku shqiptar, të cilët janë shoqëruar çdo të premte nga personazhe të ndryshëm të ftuar në studio, nën moderimin e gazetarit të njohur, Arian Çanit.
Prej kohësh ishim mësuar që moderatori ngrihej dhe i takonte dy herë të ftuarit, në momentin që futeshin në studio dhe kur dilnin prej saj. Mirëpo, këtë traditë që e zbatonte prej kohësh, Çani e ka hequr këtë sezon të ri.

Gjatë puntatës së mbrëmshme të ftuarit e kanë vënë re këtë detaj të pazakontë dhe e pyetën pse erdhi ky ndryshim.
“Tani kam vendosur një rregull të ri, të ftuarit nuk i takoj më kur vijnë por kur ikin, pra do të puthemi vetëm një herë, kjo për shkak të boshllëqeve që krijohen në ekran.”- ka shpjeguar për të gjithë moderatori.