PAS 9 OPERACIONESH PËR TU DUKUR SI IVANKA TRUMP/ Rezultati s’mund të ishte më zhgënjyes – AlpeGossip
PAS 9 OPERACIONESH PËR TU DUKUR SI IVANKA TRUMP/ Rezultati s’mund të ishte më zhgënjyes

PAS 9 OPERACIONESH PËR TU DUKUR SI IVANKA TRUMP/ Rezultati s’mund të ishte më zhgënjyes

Sarah Schmidt, analiste teknologjie, thotë s’ndalet para asgjëje në rrugëtimin e saj për t’u dukur si Ivanka Trump, vajza e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 34-vjeçarja iu nënshtrua nëntë operacioneve për të arritur qëllimin e saj. “Mendoj se Ivanka është e bukur, e vetëpërmbajtur, gjithë klas. Mënyra si qëndron. Më pëlqen gjithçka,” tha Sarah në një intervistë me Inside Edition.

Sarah ribëri hundën, konturoi faqet, fryu buzët, bëri liposuction nën mjekër, bel, ije dhe kofshë, dhe ngriti të pasmet. Gjithashtu, vuri zgjatime dhe ndryshoi ngjyrën natyrale të flokëve.

Pas gjithë ndërhyrjeve, tha se “duket fiks ashtu si donte.” Kirurgu plastik që u kujdes për Sarah, Dr. Franklin A. Rose, shtirej se po ndihmonte një vajzë të re në realizimin e ëndrrës së saj. Por mos vallë ëndrra e Sarah ishte fama?

Në ceremoninë e zbulimit të rezultateve të Sarah pas operacioneve, të ftuarit u detyruan të fotografoheshin në tapet të kuq dhe të dhuronin $30 për fondacionin Holly Rose Ribbon Foundation që u dhuron operacione rikonstrukturuese pacientëve që kanë vuajtur nga kanceri.

Shumica e të ftuarve ishin gra me mollëza të kërcyera, buzë shumë të trasha dhe gjokse masive. Kodi i veshjes: gati për foto dhe kjo shpjegon qerpikët leshatorë, takat e larta e fustanet e ngushta.

Kur erdhi momenti i shfaqjes së “Ivanka-s së re”, pra Sarah Schmidt pas operacioneve, askush nuk u shokua. Vërtet, dukej e bukur, por nuk ngjante me Ivanka-n. Ishte thjesht një grua e bukur bionde, me gjoks më të madh e dhëmbë të bardhë. Sarah u ngjit dhe zbriti nga shkallët katër herë, që të sigurohej se ishte realizuar një foto e video cilësore.

Më pas, Sarah dhe kirurgu pozuan përbri një portreti të Ivanka-s dhe kjo s’ishte ideja më e shkëlqyer. Sarah dhe Ivanka nuk ngjajnë, as para dhe as pas operacioneve.