Marina Vjollca u rikthye në ekran vetëm një javë pas lindjes së vajzës, Marget. Ajo na shoqëron të shtunave me drejtimin e spektaklit “Klanifornia”.
Mirëpo, ndonëse në punë, moderatorja nuk i ndahet kurrë vajzës. Ajo ka publikuar një video duke u përgatitur për mbrëmjen e sotme, ku shihet se në prehër ka një monitor që i tregon bebushen në kohë reale.
“Duke u bërë gati për xhirime dhe duke ruajtur picirruken”, ka shkruar Marina krahas videos.