PAS DIVORCIT JONIDA MALIQI E BËN “ZYRTARE” LIDHJEN E RE! Puthet me Romeon në emision, i zë turpi (VIDEO) – AlpeGossip
PAS DIVORCIT JONIDA MALIQI E BËN “ZYRTARE” LIDHJEN E RE! Puthet me Romeon në emision, i zë turpi (VIDEO)

PAS DIVORCIT JONIDA MALIQI E BËN “ZYRTARE” LIDHJEN E RE! Puthet me Romeon në emision, i zë turpi (VIDEO)

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj u kapën mat pak kohë më parë në një nga resortet ku po kalonin pushimet bashkë. Çifti dukeshin mjaft të dhënë pas njëri-tjetrit, ku nuk munguan puthjet dhe përqafimet në pishina.

Nga ky moment duket se të dy kanë marrë vendimin t’i bëjnë gjërat publike. Siç edhe keni mësuar, Bora Zemani në bashkëpunim me binjakët Veshaj kanë realizuar një emision “3shat” që starton këtë të enjte.

Por, moderatorja ka vendosur që të publikojë disa pjesë ‘pikante’ nga emisioni i saj, midis të cilave është edhe puthja e shumëpritur e Jonida Maliqit me Romeo Veshajn.

“Dashuria e vërtetë është vetëm në përralla apo edhe në realitet?”- është pyetja e drejtuar nga Bora Zemani dhe përgjigja e Jonida Maliqit ishte e drejtpërdrejtë.

Ajo ka puthur aktorin e humorit në emision duke treguar se e ka gjetur dashurinë e vërtetë.