Aktorja shqiptare uroi miqtë për ditëlindje, por gjithë vëmendjen e morën vetullat e saj të bashkuara (FOTO) – AlpeGossip
Aktorja shqiptare uroi miqtë për ditëlindje, por gjithë vëmendjen e morën vetullat e saj të bashkuara (FOTO)

Aktorja shqiptare uroi miqtë për ditëlindje, por gjithë vëmendjen e morën vetullat e saj të bashkuara (FOTO)

Dy miqtë e saj të ngushtë, Lulzim Zeqja dhe Erjona Kakeli festojnë ditëlindjen dhe pikërisht për këtë, për të bërë një urim shumë ndryshe nga “edhe 100 vjeç, ju uroj gjithë të mirë”, Olta Daku ka publikuar një foto shkrepur disa kohë më parë, si për të treguar se vitet për ta kanë mbetur në vend, jo vetëm në aspektin fizik.

Por më tepër se urimi, apo qëllimi i kësaj fotoje, ajo çfarë na tërhoqi shumë vëmendjen janë vetullat e “Shirli Valentinës”, të cilat ishte kujdesur që t’i vinte më tepër në pah. E njohur për natyrën e saj plot humor, edhe ky dedikim që nuk kishte si të ishte ndryshe.

“Fakti qe nxora kete foto tregon sa para kam ecur me vetullat. Ju po njesoj. Ndiqni blogun tim vetull veç e veç. Edhe 100 te 2-ve ne dy vetullat e mija se ju kam mbi syte e mi”, ka shkruar Olta.

Aktorja po shijon suksesin e veprës “Shirli Valentina” ku rrëfehet udhëtimi i gjatë i një femrë. Ai është rikthyer në skenën e Teatrit Kombëtar pas suksesit që arriti në netët e para.