PAS LIDHJES ME BIZNESMENIN/ Genta Ismajli bëhet nuse turke – AlpeGossip
PAS LIDHJES ME BIZNESMENIN/ Genta Ismajli bëhet nuse turke

PAS LIDHJES ME BIZNESMENIN/ Genta Ismajli bëhet nuse turke

Genta Ismajli ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave që kur iu zbulua lidhja me biznesmenin turk. Lidhjen së fundmi Genta e bëri publike duke postuar për herë të parë një foto me Hysenin dhe i bënte një dedikim dashurie. Pak kohë më parë Hyseni i propozoi për martesë Gentës dhe çifti tashmë e kanë zyrtarizuar lidhjen duke u njohur edhe me familjet e tyre.

Pas lidhjes me biznesmenin, Genta tani është bërë edhe nuse turke. Së fundmi këngëtarja shqiptare ka postuar një video ku shfaqet duke përgatitur “kunefe”, ëmbëlsirën tradicionale turke, së bashku me shefin e kuzhinës Burak Ozdemir.

“Me të madhin Burak Ozdemir, faleminderit për gjithçka. Kunefe është shumë e mirë”, shkruan Genta krah videos ku shfaqet me përparëse dhe e përkushtuar për të mësuar si gatuhet kjo lloj ëmbëlsire.