''U ÇUA DHE KËRKOI THIKËN...''/ Bëri tatuazh pa i marrë leje, Liesa tregon si reagoi i ati - AlpeGossip
”U ÇUA DHE KËRKOI THIKËN…”/ Bëri tatuazh pa i marrë leje, Liesa tregon si reagoi i ati

”U ÇUA DHE KËRKOI THIKËN…”/ Bëri tatuazh pa i marrë leje, Liesa tregon si reagoi i ati

Prezantuesja e njohur, Liesa Haxhiasllani është bërë tashmë vlogere dhe ka publikuar videon e saj të parë në Youtube ku flet për 10 fakte që nuk i dinim për të. Liesa tregoi se ka lindur në Greqi, në Trikala dhe në moshën 18-vjeçare ka ardhur në Shqipëri për të vazhduar studimet e larta. Prezantuesja foli edhe për eksperiencën e saj në “Top Select”, por edhe për jetën private. Liesa tregoi se i pëlqen shumë tatuazhet, por i ati nuk e ka lejuar që t’i bëjë. Megjithatë prezantuesja një ditë mori vendimin ta realizonte dëshirën e saj dhe bëri një tatuazh në këmbë. Reagimi i të atit sigurisht nuk ishte dhe aq i mirë.

“Unë kam shumë qejf tatuazhet dhe piercing, edhe pse nuk kam realizuar shumë të tilla. Madje tatuazhin e parë e kam bërë pikërisht këtë vit sepse doja shumë ta kisha, por babi nuk më lejonte. Babi më thoshte gjithmonë: ‘Nëse ti bën një tatuazh unë do ta heq me qumësht fiku’. Mendoja se do ishte ndonjë torturë kjo. Por unë e realizova tatuazhin, nuk ia thashë menjëherë babit. Kur shkova në Greqi i tregova ‘Ba kam bërë një tatuazh’. Nuk ma zgjati për momentin se kujtoi se po tallesha. Kur i thashë prapë, më pyeti ku e ke bërë. Në këmbë i thashë. Në atë moment u çua dhe shkoi në kuzhinë duke kërkuar një thikë…”, tregoi Liesa./Xing.al