Pas ndarjes nga burri, Huyeda detyrohet të fillojë një punë të thjeshtë – AlpeGossip
Pas ndarjes nga burri, Huyeda detyrohet të fillojë një punë të thjeshtë

Pas ndarjes nga burri, Huyeda detyrohet të fillojë një punë të thjeshtë

Këngëtarja e njohur Hueyda El Sayed deklaroi publikisht pak kohë më parë se i kishte dhënë fund martesës së saj me francezin Michael Tamisier, pasi ai e kishte tradhëtuar.
Çifti jetonte në Luksemburg dhe ishin bërë prindër të djalit të vetëm, Gabrielit.

Hueyda ka treguar se pas ndarjes ka kaluar një periudhë të vështirë, e mbyllur në shtëpi, duke mbledhur forcat për të vazhduar e vetme jetën me djalin.

Nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’ ditën e sotme, ajo ka njoftuar ndjekësit e saj se kishte filluar një punë të re në një bankë në Luksemburg.

Në video Hueyda shfaqet entuziaste për këtë hap të ri që ka ndërmarrë:
“Ja, unë mbas pune. Se kam filluar punë në bankë unë. Po që më pëlqen?”- tha ajo duke buzëqeshur.