PAS SHUMË DEBATESH/ Ilir Shaqiri pajtohet me Semi Jaupajn dhe Donald Veshajn! Ja çfarë tha pasi u akuzua – AlpeGossip
PAS SHUMË DEBATESH/ Ilir Shaqiri pajtohet me Semi Jaupajn dhe Donald Veshajn! Ja çfarë tha pasi u akuzua

PAS SHUMË DEBATESH/ Ilir Shaqiri pajtohet me Semi Jaupajn dhe Donald Veshajn! Ja çfarë tha pasi u akuzua

Raporti mes Semi Jaupajt dhe Ilir Shaqirit në shtëpinë e “Big Brother VIP” më në fund është rregulluar. Gjithçka nisi kur këngëtarja i drejtoi gishtin e mesit balerinit, i cili më pas e cilësoi atë si “të paedukatë” dhe “të papjekur”.

Mendimit se Jaupaj e kishte bërë me shaka këtë gjë, iu bashkua edhe Donald Veshaj, duke i dalë në krah asaj, edhe pse e akuzoi Ilirin se i ka bërë shikime seksuale. Kjo u bë shkak që Veshaj dhe Shaqiri të prishnin marrëdhëniet me njëri-tjetrin. Mirëpo, pas më shumë se një jave debate dhe mëri, Donaldi dhe Iliri u pajtuan me njëri tjetrin e fill pas kësaj balerini fali edhe këngëtaren për veprimet dhe fjalët që kishte thënë.

“Unë nuk dua negativitet këtu në këtë shtëpi dhe s’dua që të kapem me asnjë, as me ty. Thjesht më erdhi inat për pjesën që… se nuk dua të hap debat prapë… Jam njeri që dua t’i sheshoj gjërat se nukl jam natyrë konfliktuale.

Nuk dua që të kem me asnjë xing, aq më tepër kot, se mendoj që është kot. Patjetër që mund të kem thënë më shumë fjalë atë natë, se u përfshiva, se nuk më erdhi mirë. Patjetër, unë jam njeri që gaboj.

Në asnjë moment nuk kam qenë tqë të mbroja Semin, thjesht mu tha një fjalë kur po thoja mendimin tim që të ishte për të fol të flisja ty. Ndërkohë unë këtu e kam marrë shaka, atje te dhoma e rrëfimit kam thënë që Iliri nuk është nga ata njerëz që i ngelet qejfi për këto gjëra”,- u shpreh Donaldi.

Ndërkohë, edhe Iliri tha se e gjithë kjo situatë mund të ishte shmangur dhe gjërat mund të ishin sqaruar më parë, por të dyja palët kanë vepruar me gjaknxehtësi. Megjithatë, edhe ai e pranoi se kishte faj deri diku. Balerini tha:

“S’kam qejf të bëj komente se siç tha Donaldi do dalin gjëra që kemi thënë dhe te dhoma e rrëfimit. Unë kam pikëpamjet e mia, ai të vetat. Pavarësisht nga kjo ne jemi njerëz në radhë të parë dhe artistë në radhë të dytë.

Mund të ishte evituar gjithë kjo gurgule, kishte shumë mënyra nga ana ime, nga ana e Semit dhe e Donaldit. Ndodhi ajo që ndodhi, bomba plasi… nuk kemi ardh këtu që…

Unë e njoh veten time, e kam thënë dhe në dhomë të rrëfimit. Nuk jam person që mbaj mëri. Kam kalu shumë gjëra që nuk kanë lidhje me këtë që ndodhi këtu, dhe njerëzit i kam fal.

Semin me siguri do ta kisha kap me fol edhe me e mbyll këtë muhabet, po mos të kishte ndodh ajo që ndodhi në premierë. Për këtë jam super i sigurt. Më përket si njeri më i madh të kaloj më shumë gjëra, edhe kur gjërat nuk lindin nga unë, por nga disa të tjerë.

Ti kishe dy ditë kohë për ta sheshuar çdo gjë, por nuk ndodhi. Për mua kjo punë ka marrë fund para se të vinte Donaldi i vogël, thjesht më ndjeu zemra t’i thoja diçka Beniadës. Ishim të gjithë këtu bashkë dhe nuk kishte kuptim të tirrej më shumë kjo gjëja. Isha në mendim e sipër për këtë gjënë pa ardhur Paloma. Erdhi Paloma gjërat rrodhën në mënyrë më natyrale.

Ato që kemi thënë, i kemi super bindje. Kjo nuk do të thotë që kthehemi te ajo që mendojmë, thjesht tregojmë që jemi njerëz. Nëse ti mendoje se kjo ishte shaka dhe për hir të miqësisë që kemi pas për 14 ditë, shumë qartë mund të kishe ardh te vëllai jot edhe të më thoje ‘Ore, ti po tallesh apo e ke me gjithë mend?’”.

Pas këtyre fjalëve, Iliri u çua dhe shkoi të përqafonte Semin, duke i dhënë fund hatërmbetjeve dhe zënkave mes tyre.