PAS TRADHËTISË/ Të afërmit tregojnë planin e Jordyn: Nuk mendonte se do ta kapnin - AlpeGossip
PAS TRADHËTISË/ Të afërmit tregojnë planin e Jordyn: Nuk mendonte se do ta kapnin

PAS TRADHËTISË/ Të afërmit tregojnë planin e Jordyn: Nuk mendonte se do ta kapnin

Pasi Jordyn Woods u kap duke flirtuar me partnerin e Khloe Kardashian, Tristan Thompson, i gjithë interneti është kuriozë të di se çfarë po ndodh mes saj dhe shoqes Kylie Jenner.

Mesa duket Jordyn është duke kërkuar falje, por nuk po bën asgjë për ta ndrequr situatën.

“Historia e saj ka ndryshuar paksa dhe duket sikur po ‘gërmon’ më thellë brenda vetes. Ka kaluar një javë që nga historia dhe të gjithë mendojnë se ajo donte të shkonte me Tristan, por thjesht nuk e mendoi që do ta kapnin”, thotë një burim i afërt me të për “People”.

Ndërsa Kylie nuk është e bindur nëse e do apo jo Jordyn pranë vetes. Fillimisht u tha që motra Jenner do ta largonte shoqen nga jeta e saj, por dikush tjetër pohoi se ato ishin të pandara dhe kjo do të ishte e pamundur.

Nga ana tjetër Jordyn sqaroi se ishte shumë e dehur kur ndodhi situata dhe nuk mbante mend asgjë.