Çdo mbrëmje e “Dancing with the stars” ofron të papritura e surpriza, por nata e sotme ka qenë më e ëmbël se kurrë pasi njëri prej balerinëve është bërë baba pak ditë më parë.
Bëhet fjalë për Dion Gjinika i cili lajmin e dha lajmin fillimisht në Instagram ku zbuloi edhe emrin e vajzës.
Mirëpo sot ai është surprizuar në “Dancing with the stars” me një tortë, tullumbaca rozë dhe një kornizë ku shkruhej emri i vajzës që ka ardhur në jetë Isabel.
Në prapaskenë u krijua një atmosferë shumë e bukur teksa Dioni falenderoi të gjithë për urimet.