PASI FIFI SHPALLI FEJESËN/ Flori Muamjesi habit fansat me veprimin që bën (FOTO) – AlpeGossip
PASI FIFI SHPALLI FEJESËN/ Flori Muamjesi habit fansat me veprimin që bën (FOTO)

PASI FIFI SHPALLI FEJESËN/ Flori Muamjesi habit fansat me veprimin që bën (FOTO)

Këngëtari shumë i dashur për publikun, Flor Mumajesi, është jo vetëm një ndër më të pëlqyerit nga publiku, por dhe ndër më të komentuarit në media për jetën e tij private.

Prej kohësh tashmë në portale kanë qarkulluar lajmet se Flori është në një histori dashuri me këngëtaren Kejsi Tola, mirëpo shumë fansa kanë ngjitur aludimet se ai në të vërtetë është në një lidhje me këngëtaren, Fifi.

Mbrëmjen e djeshme madje Fifi lajmëroi se shumë shpejt do të fejohet dhe të shumtë ishin ata që thanë se kjo fejesë kishte lidhje me kantautorin e famshëm.

Por nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’, Flori ka sqaruar një herë e mirë statusin e tij aktual. Ai ka publikuar një video komike që flet për jetën e beqarëve dhe pranë saj ka shkruar: ‘Bota e beqarëve’, duke treguar kështu që nuk është I lidhur me asnjë nga këngëtaret.