Pasi u nda nga i dashuri/ Kourtney Kardashian kapet mat me mashkullin misterioz (FOTO) – AlpeGossip
Pasi u nda nga i dashuri/  Kourtney Kardashian kapet mat me mashkullin misterioz (FOTO)

Pasi u nda nga i dashuri/ Kourtney Kardashian kapet mat me mashkullin misterioz (FOTO)

Kourtney Kardashian dhe i dashuri i saj Younes Bendjima i dhanë fund lidhjes së tyre 2-vjeçare, Menjëherë pas ndarjes Younes është fotografuar në Meksikë duke shijuar momente romantike me disa vajza të reja. Madje është zbuluar se njëra prej vajzave me të cilën ai shihet duke u përqafuar quhet Jordan Ozuna dhe është ish-e dashura e Tyga dhe Justin Bieber.

Mirëpo ndërkohë që në mediat online po përflitet për zëvendësimin e shpejt që Younes i bëri Kourtney-t, dhe ajo nga ana tjetër ka filluar të lëvizë gjithashtu me të njëjtën shpejtësi.

Ylli 39-vjeçar është fotografuar ditën e martë duke folur në “FaceTime” me një mashkull simpatik misterioz.

Gjatë momentit që është fotografuar Kourtney dukej sikur po flirtonte me mashkullin misterioz ndërsa bisedonte me të, pak para se të takohej me motrën e saj Kim Kardashian.

Ndërsa pritej që ajo të ishte e mërzitur nga fundi i kësaj marrëdhënie 2-vjeçare, Kourtney u fotografua duke buzëqeshur teksa po shkonte drejt një qendre tregtare.

Pas ndarjes Kourtney dhe Younes nuk e ndjekin më njëri-tjetrin as në rrjetet sociale.