PASI U SURPRIZUA NGA PARTNERI/ Adriana Matoshi ka një mesazh për të gjithë kritikuesit e lidhjes së tyre – AlpeGossip
PASI U SURPRIZUA NGA PARTNERI/ Adriana Matoshi ka një mesazh për të gjithë kritikuesit e lidhjes së tyre

PASI U SURPRIZUA NGA PARTNERI/ Adriana Matoshi ka një mesazh për të gjithë kritikuesit e lidhjes së tyre

Para disa kohësh, Adriana Matoshi bëri publike lidhjen me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld. Aktorja tregoi se për herë të parë është njohur me Keith në një lokal dhe të dy u shprehën mjaft të lumtur për historinë e tyre të dashurisë. Pavarësisht gjithë paragjykimeve, ata po e shijojnë në maksimum romancën e tyre pasi herë pas here ndajnë me ndjekësit momente ku shfaqen mjaft të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Së fundmi dyshja po shijojnë disa ditë pushimesh në bregdetin shqiptar. Duket se Keith e ka befasuar aktoren me një darkë romantike. Kjo e fundit ka ndarë disa foto në Instagram ku ka shprehur gjithë lumturinë që ndjen teksa ka një person të tillë në krah.

“Çdo herë befasohem nga ky njeri i pashëm. I uroj çdo femre në botë një mashkull që trajton gruan siç bën ky. Me të vërtetë, një bekim nga Zoti. Për të gjithë urryesit, kujdes, po e urreni një dhuratë nga Zoti”, ka shkruar aktorja krahas fotove të ëmbla së bashku me dashurinë e saj.

FOTO