Prime-n e sotëm do të mësohet vendimi i publikut për televotimin mes Brikenës dhe Gimbos. Ky i fundit ka përfunduar në lot pas një bisede që bëri me Selin, teksa të dy ndodheshin jashtë në oborrin e shtëpisë së “Big Brother VIP 5”.
Teksa i dha disa këshilla banores nëse ai del sonte nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, që të dy u përlotën. Më pas Selin dhe Gimbo u përqafuan.













