“DITËLINDJA JONË E FUNDIT…”/ Afrona i kushton dedikimin Bleros (FOTO) – AlpeGossip
“DITËLINDJA JONË E FUNDIT…”/ Afrona i kushton  dedikimin Bleros  (FOTO)

“DITËLINDJA JONË E FUNDIT…”/ Afrona i kushton dedikimin Bleros (FOTO)

Në datën 21 shtator në zonën e ‘Ranës së Hedhun’ në Shëngjin do të mbahet dasma madhështore me 500 të ftuar të çiftit të njohur të showbizit, Blero Muharremi dhe Afrona Dika. Dyshja gjatë kësaj periudhe ka përgatitur çdo detaj të ceremonisë dhe nëpërmjet fotove të ndryshme kanë zbuluar dhe pak nga veshja e tyre.

Ditën e sotme, Blero feston ditëlindjen dhe sigurisht nuk ka munguar një urim nga bashkëshortja e tij e ardhshme. Që në orët e para të mëngjesit, Afrona ka publikuar një foto në profilin e saj dhe pranë ka shkruar urimin më të ëmbël për Bleron.

“Premtoj të vazhdoj të bie në dashuri me ty sërish dhe sërish, pavarësisht se sa milje mund të na ndajnë. Gëzuar ditëlindjen mashkulli im, e ardhmja ime, dashuria ime. Të dua. Ditëlindja jonë e fundit si të pamartuar hihi”, ka shkruar Afrona.