Paskemi tradhtuar të gjithë: Gjestet jo dhe aq të pafajshme na nxorën zbuluar! – AlpeGossip
Paskemi tradhtuar të gjithë: Gjestet jo dhe aq të pafajshme na nxorën zbuluar!

Paskemi tradhtuar të gjithë: Gjestet jo dhe aq të pafajshme na nxorën zbuluar!

A ju ka ndodhur ndonjëherë që si padashur ta gjeni veten duke flirtuar me një koleg apo dikë në rrethin tuaj shoqëror?! E di që përgjigja është po, dhe i dashuri/e dashura me siguri nuk dinë gjë rreth kësaj.

 

Po t’i komentoni si pa të keq në rrjete sociale dikujt, shoqëruar me emoji nga më të zjarrtat ? Thjesht sepse po mendoni se ata duken shumë bukur në atë foto Instagram-i. Epo na lejoni t’ju themi se këto veprime nuk janë dhe aq të pafajshme sa mund t’i mendoni.

Sipas ekspertëve, kjo sjellje tregon se ju po bëni një mikro-tradhti pa vetëdije. “Mikro-tradhtia” ndodh atëherë kur njëri nga partnerët është i tërhequr emocionalisht apo fizikisht nga një person i tretë jashtë lidhjes, pa patur kontakt seksual.

Po, e dimë që ju duket paksa e ekzagjeruar, por është e vërtetë. Të komunikosh në mënyrë sekrete me një vajzë/djalë tjetër dhe të përfshihesh në biseda pa patur asnjë lloj kontakti fizik është një lloj tradhtie. Sa mund ta dëmtojë kjo lidhjen është një tjetër çështje dhe varet nga rrethanat dhe ndjesitë e partnerit tjetër.

Por në fund të fundit duhet marrë me qetësi. Të gjithë flirtojmë!

Burimi:The Independent