Për ata që nuk mendojnë se sot këndojnë katër diva, Eltoni ka një përgjigje – AlpeGossip
Për ata që nuk mendojnë se sot këndojnë katër diva, Eltoni ka një përgjigje

Për ata që nuk mendojnë se sot këndojnë katër diva, Eltoni ka një përgjigje

Po kjo kur u bë diva? Ajo nuk është diva. Kanë qenë disa nga fjalitë që qarkulluan sapo u zbulua se katër artiste shqiptare, Irma Libohova, Rovena Dilo, Besa Kokëdhima dhe Eneda Tarifa do bënin një koncert që e kanë quajtur “Diva”. Ndokujt me të drejtë mund t’i jetë dukur i ekzagjeruar termi diva. Dhe duke i dhënë të drejtë se në Shqipërinë tonë të vogël nuk mund të ketë diva. Ne jetojmë këtu ku njerëz që i shohim në televizor mund t’i hasim dhe te marketi poshtë lagjes. Nuk harrojmë as natyrën tonë zevzeke që nuk para ta japim hakun. Nga të katërta këngëtaret, ndër më të mirat që kemi, mund ta tolerojmë divën deri tek Irma. Sepse lidhet me moshën dhe eksperiencën e saj në skenë. Megjithatë për Elton Dedën janë të katërta të tilla. Ka arsye që e mendon këtë. Por edhe ai vetë e pranon se Shqipërisë tonë të vogël ca terma i rrinë të mëdha.

“Pa shumë komplimenta, më duhet të pranoj që kam përjetuar shumë keq fatkeqësitë e përçundimit dhe frustrimit njerëzor të disa individëve që u morën me vlerësime përse këto na qenkan Diva. Ky emër sigurisht që ka kuptim simbolik sepse në këtë vend askush nuk është as Diva dhe as Div. Të gjithë mund të na takojnë në restorant, duke parkuar makinën, duke ecur në rrugë apo duke blerë bukë te lagjia. Ajo që më dëshpëroi ishte mendjengushtësia, dashakeqësia dhe mllefi që kanë këto specie. Prandaj që ky
mllef të luftohet, më mirë duhet parë koncerti pasi mesazhet e muzikës tentojnë të fshijnë shumë qeliza të këqija nga truri jonë. Sot, ne do bëjmë një super koncert”, shkruan Eltoni ndër të tjera.