PËR FYTYRAT ME TENDENCË AKNESH/ Kjo maskë në kushtet e shtëpisë është perfekte – AlpeGossip
PËR FYTYRAT ME TENDENCË AKNESH/ Kjo maskë në kushtet e shtëpisë është perfekte

PËR FYTYRAT ME TENDENCË AKNESH/ Kjo maskë në kushtet e shtëpisë është perfekte

Keni fytyrë të thatë me tendencë aknesh? Zgjidhjen e gjeni në kuzhinë duke pëgatitur një maskë fare të thjeshtë me vetëm 3 përbërës.

Përbërësit që ju duhen:

Gjysmë avokadoje e pjekur

1 lugë gjelle qumësht

1 lugë gjelle mjaltë

Si ta përgatisni maskën?

Përzieni avokadon me qumështin dhe mjaltin dhe aplikojeni përzierjen në fytyrë. Mbajeni maskën në fytyrë për 10-15 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët dhe të bollshëm. Avokadoja ka efekt anti-inflamator që ndihmon në largimin e akneve. Po ashtu, ajo dhe mjalti janë hidratues shumë të mirë të fytyrës. Prandaj nëse dëshironi që lëkura të duket e freskët dhe e hidratuar, do të ishte mirë t’i përfshinit më shpesh këta dy përbërës në maskat tuaja.