‘Po krijon imazh të gabuar për shqiptarët’, Emina Çunmulaj ja ‘mbyll gojën’ fanses me përgjigjen (FOTO) – AlpeGossip
‘Po krijon imazh të gabuar për shqiptarët’, Emina Çunmulaj ja ‘mbyll gojën’ fanses me përgjigjen (FOTO)

‘Po krijon imazh të gabuar për shqiptarët’, Emina Çunmulaj ja ‘mbyll gojën’ fanses me përgjigjen (FOTO)

Emina Çunmulaj, modelja shqiptare me famë botërore është një nga personazhet që bën shpesh bamirësi dhe me postimet e saj kërkon shpeshherë që edhe ata që e ndjekin të bëjnë të njëjtën gjë.

Kështu ndodhi edhe mbrëmjen e djeshme kur Emina postoi një foto të një të moshuare që jetonte në kushte ekstreme varfërie dhe shkruante: “Kjo është e vërteta. Kështu jetojnë disa familje në Shqipëri”.

Kaq është dashur që një prej ndjekësve të saj t’i dërgojë një mesazh Eminës duke i shkruar se po krijon një imazh të gabuar për shqiptarët dhe se varfëri ka në shumë vende të botës, jo vetëm në Shqipëri.

“S’e kuptoj pse e bën kaq tragjike. Aq më tepër duke e cilësuar që kjo është në Shqipëri. Dhe në vendin tënd të origjinës jam e sigurtë që ka njerëz të cilët jetojnë në këto kushte kështu që s’ka ndonjë diferencë vendi. Duke postuar këto foto krijon një imazh të gabuar shqiptar në gjithë botën. Jo të gjithë njerëzit jetojnë kështu në Shqipëri. Si në çdo vend të botës ka diferenca ekonomike, kështu që ai që ka më shumë mundësi financiare se të tjerët bën dallimin”, i shkruan ndjekësja Eminës.

“Është e vërtetë. Nuk e bëj më tragjike sesa është. Ti që mendon se duhet t’i fshehim dhe mos të flasim si jetojnë disa familje shqiptare turp të qoftë. Ti je më e shqetësuar për imazhin që i jap Shqipërisë sesa për këtë familje të varfër që s’ka as kushtet minimale për mbijetesë”, shkruan Emina.

Ndërsa në një foto tjetër ajo sqaron të gjithë se i poston këto foto pasi është detyra e saj si një person publik t’i japë vëmendje personave që janë harruar, si kjo familje e varfër.

“Dikush duhet të flasë për këtë, unë nuk po i shpërndaj këto foto që të paraqes anën negative të shtetit, por flas për këto familje sepse ato nuk mund të flasin për veten e tyre, përveç nesh që i ndihmojmë. Varfëri ka në të gjithë botën, edhe në SHBA. Unë si njeri dhe si person i famshëm e kam për detyrë t’i jap vëmendje atyre që janë harruar. Kështu që nëse ndiheni të ofenduar nga këto foto turp për ju sepse këto familje të varfra nuk kanë zë të flasin. Unë jam zëri i tyre dhe do jem përgjithmonë”, shkruan Emina.