Këngëtarja e njohur Elvana Gjata ka munguar këtë sezon si në rrjete sociale ashtu dhe në muzikë. Fansat e saj ia kanë ndjerë shumë mungesën, mirëpo më në fund ajo është rikthyer.
Elvana ndodhet në jug të Shqipërisë. Ajo ka publikuar në profilin e saj të Instagramit një video ku shihet duke notuar në det. “Po marr frymë…nën ujë”, ka shkruar këngëtarja krahas videos.
Nuk dihet nëse Elvana do të vijë me ndonjë projekt të ri muzikor por diçka është e sigurt: fansat mezi po e presin!