“Po pse mi e dashur të trullos trurin kur të dëgjon”/ Moderatorja e njohur thumbon Alketa Vejsiun (FOTO) – AlpeGossip
“Po pse mi e dashur të trullos trurin kur të dëgjon”/ Moderatorja e njohur thumbon Alketa Vejsiun (FOTO)

“Po pse mi e dashur të trullos trurin kur të dëgjon”/ Moderatorja e njohur thumbon Alketa Vejsiun (FOTO)

Mbrëmjen e djeshme ngriti siparin edicioni i 5-të i spektaklit “Dance With Me”, ku 12 personazhe të famshme do të sfidojnë veten në fushën e kërcimit. Mirëpo përveç komplimentave për kastin e personazheve dhe spektaklin, ka pasur edhe kritika.

Prezantuesja e njohur Eva Idrizllari me anë të një statusi në “Facebook” shprehet se prezantimi i Alketa Vejsiut, e bën të ndërrojë menjëherë kanal.

“U bëra kurioze për të parë programin “Dance With Me”, por e ndërrova menjëherë kanalin pasi më tmerroi stili i prezantimit të Alketës. Uhhhhh. Po pse mi e dashur artikulon me shpejtësi marramendëse, aq sa të trullos trurin kur të dëgjon?! Une kam simpati për Alketën si nje figurë televizive, por mënyra e saj e të folurit me kaq ritem të ngutshem është vërtet stresuese.” – shkruan moderatorja.

Eva, nuk nguron edhe t’i japë një këshillë Alketës, si kolegia –koleges, teksa i mëson që të ulë shpejtësine e fjalëve dhe t’u japë frymëmarrjen e duhur.

“Prezantimi i një spektakli kërkon vërtet dinamizëm dhe entuziasëm, por kjo nuk do të thotë që prezantuesja t’i nxjerrë me super shpejtësi fjalët, por t’u japë frymëmarrjen e duhur. Je shumë radiofonike, ndërsa po drejton një format televiziv. Nje këshille dashamirëse, nga përvoja.” – përfundon shkrimin në “Facebook” Eva Idrizllari.