POSTOI FOTON E DY FEMRAVE ME BIKINI/ Ermal Mamaqi kryqëzohet nga fansat: Nuk janë si puna jote – AlpeGossip
POSTOI FOTON E DY FEMRAVE ME BIKINI/ Ermal Mamaqi kryqëzohet nga fansat: Nuk janë si puna jote

POSTOI FOTON E DY FEMRAVE ME BIKINI/ Ermal Mamaqi kryqëzohet nga fansat: Nuk janë si puna jote

Ermal Mamaqi është vënë sërish në qendër të kritikave për seksizëm, pasi ka publikuar një foto të dy femrave me bikini, të realizuar në Florida.

“Unë po prisja të shikoja ato vajzat me patina që kemi parë në filma. U zhgënjeva. Këto nuk kishin patina”, shkroi Ermali bashkëngjitur fotos.

Kjo deklaratë e tij ka shkaktuar reagime të shumta nga ndjekësit të cilët i shkruajnë Ermalit se nuk ka të drejtë të publikojë foton me bikini të ndonjë femre në profilin e tij publik në Instagram.

“Nuk është as për të qeshur. Nuk janë gjykues si puna jote atje. Kështu është kur vete shqiptari jashtë, i duket vetja perfekt”, i shkruan një komentuese.

Shumë ndjekëse femra e kanë marrë për ofendim deklaratën e tij referuar dy grave që janë me disa kilogramë më shumë:

“Sido që ta kenë trupin nuk ke asnjë të drejtë të ofendosh një femër në këtë mënyrë”, i shrkuan një tjetër.

Të tjerë komentues kanë kujtuar edhe rastin e të dashurës së blogerit Nas Daily, e cila qau në emision pasi u ndje e ofenduar nga pyetja e Kejvinës:

“Ermal kjo është shumë ofenduese dhe pastaj pyet se çfarë i thamë ne asaj që qau, e shumë nga këto gjërat që bën ti. Kjo është shaka pa kripë fare. Nëse kërkon femra mbi patina, hip Amin dhe bëji një foto. Nuk është për të qeshur”.

 

Ermali nuk ka reaguar aspak ndaj këtyre komenteve të drejtpërdrejta. Na mbetet të presim për të parë se cila do të jetë përgjigja e tij.