“PROBLEMET” E PRINDËRVE TË RINJ/ Loredana ndan me të gjithë momentet më të vështira (FOTO) – AlpeGossip
“PROBLEMET” E PRINDËRVE TË RINJ/ Loredana ndan me të gjithë momentet më të vështira (FOTO)

“PROBLEMET” E PRINDËRVE TË RINJ/ Loredana ndan me të gjithë momentet më të vështira (FOTO)

Pak kohë më parë çifti i famshëm Mozzzik dhe Loredana u bënë prindër për herë të parë me një vajzë, të cilën e quajtën Hana.

Dyshja e njohur ka ndarë herë pas here momente me vajzën në ‘Instagram’ dhe duket se ardhja në jetë e saj ka sjellë shumë ndryshime në jetën e tyre.

Së fundmi Loredana ka publikuar në ‘Instastory’, në orët e para të mëngjesit disa foto me Hanën që sapo e kishte zënë gjumi dhe ai ishte i vetmi moment që ajo mund të lëvizte.

“Hana fjeti, tani të zgjohem dhe të lëviz”, ishte mbishkrimi në foton e parë, ndërsa në foton ku shihej përkrah Mozzik, ajo shkruajti: “Edhe Mozzik më në fund fjeti, ai është më keq se Hana”.

Siç edhe kuptohet, Hana, e cila është ende shumë e vogël, ka ndikuar shumë në prishjen e gjithë rregullave të mëparshme për çiftin e reperave.

Megjithatë duhet thënë së kjo është periudha më e bukur për dyshen e njohur sepse ata po përjetojnë momentet më të veçanta me vogëlushen. Gjithashtu dyshja po thyejnë rekorde shikueshmërie me këngën më të re që sollën në treg.