“PSE NA E TURPËRON SHQIPËRINË”/ Bleona e bën për një lek ndjekësin: O hajdar…(FOTO) – AlpeGossip
“PSE NA E TURPËRON SHQIPËRINË”/ Bleona e bën për një lek ndjekësin: O hajdar…(FOTO)

“PSE NA E TURPËRON SHQIPËRINË”/ Bleona e bën për një lek ndjekësin: O hajdar…(FOTO)

Bleona Qereti është padyshim një ndër femrat më të ndjekura e të komentuara në rrjete sociale, ku ka publikuar së fundmi pamje nga seriali i ri amerikan “Paper Empire” ku ajo do të marrë pjesë së aktore.
Teksa ka pozuar me stafin e produksionit, njëri prej ndjekësve e qorton Bleonën për veshjen dhe i shkruan të mos turpërojë Shqipërinë. Mirëpo, komenti i tij nuk i ka pëlqyer aspak këngëtares, e cila me siguri e ka lënë ndjekësin pa fjalë me përgjigjen e saj.

“Pse je katandisur kështu, nuk e shikon atë shoqen si është veshur? Pse na turpëron si Shqipëri?”- i shkruan ndjekësi të cilit ajo ia kthen:
“O ti hajdar, na fal që të ‘turpërova’, po unë jam me veshjen e filmit se jam me xhirime, kurse ajo ‘shoqja’ është një nga asistentet e produksionit në film- teknikisht personi që më sjell kafenë. Po pse po harxhoj frymën unë me ty dhe nuk ta bëj bllok ashtu siç e meriton ti ‘nona e moralit’, atë nuk e kuptoj.”- shkruan Bleona.