Pse vetëm çunat do luajnë kalçeto?! Hygerta dhe Erjona Sulejmani e DJEGIN fare (FOTO) – AlpeGossip
Pse vetëm çunat do luajnë kalçeto?! Hygerta dhe Erjona Sulejmani e DJEGIN fare (FOTO)

Pse vetëm çunat do luajnë kalçeto?! Hygerta dhe Erjona Sulejmani e DJEGIN fare (FOTO)

Të prezantosh emision sporti e të mos jesh tip sportive sikur nuk shkon. E kemi parë sidomos javët e fundit çdo natë Hygertën në “Magjia 21”, programin sportive për Kampionatin Botëror, por Hygerta bën më tepër se kaq. E godet vetë topin dhe stërvitet në kalçeto.

Me dy mikesha dhe me Erjona Sulejmanin, që është gjithashtu pjesë e programit, po stërviten këtë pasdite. Ditët e pushimit mes fazave të ndeshjeve, Hygerta dhe Erjona po i kalojnë gjithmonë bashkë. Dhe ndryshe nga hera e kaluar që zgjodhën pishinat, kjo ishte më sportive. Ashtu siç u ka hije vajzave që merren me programe sporti.