PUBLIKON VIDEON NGA KLUBI I NATËS/ Menaxheri i VIP-ve “provokon” policinë: Është i lirë – AlpeGossip
PUBLIKON VIDEON NGA KLUBI I NATËS/ Menaxheri i VIP-ve “provokon” policinë: Është i lirë

PUBLIKON VIDEON NGA KLUBI I NATËS/ Menaxheri i VIP-ve “provokon” policinë: Është i lirë

Këngëtari i njohur Arkimend Lushaj, ose Stresi, prej disa javësh ndodhet në burg pasi u arrestua në një lokal në zonën e Linzës në kryeqytet, ku u kap me armë pa leje.

Ndërkohë një video e bërë publike në rrjetet sociale nga menaxheri i disa prej këngëtarëve shqiptarë, Xhani Demika, po bën xhiron e uebit, e kjo pas deklaratës së këtij të fundit, ku shprehet se Stresi është i lirë.

Në këtë video Xhani shihet duke festuar në një klub nate më këngëtarin e arrestuar, ndërsa bashkangjitur videos shkruan se tashmë ai është i lirë.

Nuk dihet nëse kjo video është xhiruar live mbrëmjen e djeshme, apo ky është një “provokim” që Xhani bën, duke postuar video të bëra më parë me Stresin.