PUTHJA ME DJ DAGZ/ Einxhel e komenton me Beatrix: E kam tepruar, janë thjesht baby kiss – AlpeGossip
PUTHJA ME DJ DAGZ/ Einxhel e komenton me Beatrix: E kam tepruar, janë thjesht baby kiss

PUTHJA ME DJ DAGZ/ Einxhel e komenton me Beatrix: E kam tepruar, janë thjesht baby kiss

Puthja e Einxhel me DJ Dagz është komentuar gjatë jo vetëm nga publiku, por edhe nga banorët.

Së fundmi, Einxhel ka bërë një bisedë me Beatrix duke i thënë se e ka tepruar, ndërsa shtoi se kanë shkëmbyer disa puthje dhe e kalonte me të qeshur.

Beatrix, e cila po shijon romancën me Donaldin i tha se e ka ndjerë dhe e cilëson normale për aq kohë sa kanë pëlqim për njëri-tjetrin.

Beatrix: Ti e ke ndjerë.

Einxhel: Unë nuk kam bërë asgjë.

Beatrix: Po por e ke lënë. Si të bën të ndihesh kjo? Unë si psikologe… Është normale, thjesht përderisa e ke lënë, e ke qejf.

Einxhel: E kam tepruar me pak fjalë. Është thjesht baby kiss… Disa të tilla.

Beatrix: Atë natë e kam parë shumë të mërzitur.

Einxhel: Dhe unë kam qenë e mërzitur, kam qarë. Se mora vesh pse u mërzit ai.

Beatrix: Tha unë e bëra për të mirën tonë se e dija që nuk ka qejf të ndikohet ndaj nuk e lashë motrën të flasë.

Einxhel: Unë nuk ndikohem.

Beatrix: Po do të ndikonte.

Einxhel: Unë nuk kam dhënë veten por më është prerë fytyra.