Pas largimit të Rashelit nga “Xing me Ermalin”, është përfolur shumë mbi arsyet e këtij vendimi, por ndonëse janë thënë shumë alternativa, të vërtetën bukuroshja duket se e ka zbuluar në puntatën e sotme, ku është e ftuar.
“Tani do them të vërtetën, ta marrin vesh të gjithë njëherë e mirë. Ika se Ermali më bëri atë pyetjen dhe nuk vendosi shenjën +18”, tha Rasheli duke i bërë të gjithë kuriozë për cilën pyetje bëhet fjalë.
“Atë pyetjen: A e bën çiçin në dush?”, u shpreh modelja ndërsa kur u pyet nga Ermali: “Pse është +18 kjo?”, Rasheli u përgjigj: “Pse s’e ke marr vesh ti” dhe të dy nisën të bënin batuta.