“RAIDEN VENDOSI T’I BËNTE NJË ZHYTJE…”/ Telefoni i Jona Spahiut përfundon në ujë, por ajo nuk rri pa postuar FOTOT e pushimeve – AlpeGossip
“RAIDEN VENDOSI T’I BËNTE NJË ZHYTJE…”/ Telefoni i Jona Spahiut përfundon në ujë, por ajo nuk rri pa postuar FOTOT e pushimeve

“RAIDEN VENDOSI T’I BËNTE NJË ZHYTJE…”/ Telefoni i Jona Spahiut përfundon në ujë, por ajo nuk rri pa postuar FOTOT e pushimeve

Në shtator të vitit 2018, moderatorja Jona Spahiu u bë nënë për herë të parë.

Ajo solli në jetë vogëlushin Raiden, të cilin e shohim shpesh në llogarinë e saj në Instagram.

Me nota humor dhe realiste, Jona ndan me ndjekësit e saj në Instagram shpesh eksperiencën e saj si nënë ku e gjejnë veten të gjitha vajzat që kanë provuar tashmë këtë ndjesi.

Së fundmi, ajo, Frenkli dhe Raiden ndodhen me pushim, por siç bëjnë fëmijët në raste të tilla, i vogli ka shkaktuar një incident, duke hedhur në ujë telefonin e saj.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, ku ka publikuar 3 foto, ajo shkruan se nuk ka mundur të publikojë më foto këto ditë pikërisht prej këtij episodi.

Raiden vendosi t’i bënte një zhytje spektakolare në pishinë telefonit tim dhe ja ku janë fotot e papostuara të tre ditëve.

Për shumë goca kjo mund të konsiderohet si një “shkatërrim pushimesh”, pasi këto të fundit nuk kanë kuptim pa foto e Instagram, por ka edhe një anë tjetër.

Mbase Raiden ka dashur që Jona t’i përkushtohet tërësisht atij.