RRËFIMI PREKËS/ ”Vite pasi u infektova me HIV, jeta ime seksuale u përmirësua” – AlpeGossip
RRËFIMI PREKËS/ ”Vite pasi u infektova me HIV, jeta ime seksuale u përmirësua”

RRËFIMI PREKËS/ ”Vite pasi u infektova me HIV, jeta ime seksuale u përmirësua”

“Mos më keqkuptoni, të jetosh me HIV s’është qejf. Përdorni prezervativë, testohuni shpesh, mos u infektoni. Pasi u diagnostikova në moshën 31-vjeçare, vuajta për dy vite nga depresioni. I mbytyr nga dyshimi, pasiguritë e mia u shndërruan në një urrejtje për gratë që më refuzonin kur merrnin vesh se isha i infektuar me HIV. Ndihesha helmatitës, i pistë dhe i njollosur. U bëra një përbindësh.

Edhe pse dikur e shihja HIV-in si mallkim, pas vitesh të tëra terapi dhe pas ndihmës së ish të dashurës, jeta ime seksuale është tani më mirë se kurë. Para se të diagnostikohesha, e merrja seksin për të mirëqenë. Në ditët e mia më të këqija, kërkoja intimitet, por s’dija si ta merrja. Tani, e vlerësoj më shumë, jam më i përulur; e shijoj seksin sepse ia di vlerën.

Në fillim, u tregoja parterëve të mia potenciale nga detyrimi, më merrej goja nga frika dhe përballesha me sy të trembur. S’më flisnin më kurrë pasi u tregoja se isha infektuar me HIV dhe të them të drejtën, s’u vë faj; as unë s’do t’i kisha folur vetes.

Tani, përpiqem t’u dregoj grave që më interesojnë se HIV s’është një barrë, por diçka që e kam superuar. Virusi në trupin tim është i papërfillshëm, që do të thotë se s’mund të infektoj askënd tjetër, por sidoqoftë duhet të mjekohem deri në fund të jetës. Të përballesh me një temë kaq të rëndë me elegancë, vetëbesim dhe kundërshtim, në mendimin tim është seksi. Gjithashtu, më jep mundësinë t’i edukoj njerëzit mbi idetë e pasakta që kanë ndërtuar për HIV-in. S’kam pse të kem turp dhe prandaj dua që emri im të citohet në këtë artikull. Ka ardhur koha t’i japim fund stigmës.”